FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Damask, Moska vendos sistemet mbrojtëse kundërajrore S-300 në Siri

Rusia ka vendosur sisteme mbrojtjeje kundërajrore S-300 në Tartus, qytet bregdetar në veriperëndim të Sirisë ku ajo posedon instalime portuare ushtarake, njoftoi dje në mbrëmje Ministria ruse e Mbrojtjes.

Në fakt ky sistem plotëson dispozitivin e mbrojtjes të ngritur në bazën ajrore të Hmeimim (veriperëndim) me mbërritjen në nëntor 2015 të sistemit S-400 të gjeneratës së fundit.

Me modelet S-300 dhe S-400, Rusia garanton një mbrojtje ajrore të dy pikave të saj në Siri, porti i Tartusë dhe baza ajrore në Hmeimim, në provincën e Latakias, ku aviacioni rus ka në dispozicion dhjetëra bombardues, avionë luftarake dhe helikopterë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër Pentagoni ka reaguar ndaj këtij njoftimi duke ngritur pyetjen se “cili ishte kundërshtari që Moska shpresonte të mbante në distancë me këto predha”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?