FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

DASH e e paralajmëroi një ditë më parë tragjedinë e Stambollit?!

Departamenti Amerikan i Shtetit një ditë më parë u tërhoqi vërejtjen shtetasve amerikanë për rritje të rrezikut nga grupet terroriste në gjithë Turqinë dhe që të shmangin udhëtimet sidomos në Juglindje të Turqisë.

Sipas një fotografie, në të cilën shihet një postim i Ambasadës amerikane në Turqi, që është shpërndarë në rrjetet sociale thuhet se turistët e huaj, përfshirë ata nga SHBA-të, janë të targetuar nga grupet dhe organizatat terroriste.

Më tej, kumtesa e Departamentit Amerikan të Shtetit citon vërejtjen mbarëbotërore të datës 3 mars 2016, se aeroportet, stadiumet e ngjarjeve sportive dhe vende publike në Evropë dhe SHBA janë të synuara nga terroristët.- ‘Telegrafi’. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?