Berisha hedh dyshimet për arrestimin e bujshëm: Agasi koordinonte Ramën me kartelet e drogës

Arrestimi i Ergys Agasit në Durrës ka sjellë reagimin e Sali Berishës, i cili ngre pikëpyetje mbi mënyrën dhe rrethanat e ndalimit të biznesmenit të shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha e cilëson arrestimin si një akt për t’u përshëndetur, por pyet nëse bëhet fjalë për një arrestim të mirëfilltë apo për një dorëzim me kushte. ”Arrestimi i Ergys Agasit afër vilës së tij, në shoqërinë e Uljan Shpatarakut, ndonëse është një akt për t’u përshëndetur, ngre një sërë pikëpyetjesh”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë

Arrestohet Ergys Agasi, koordinatori i Padrinos me krimin. Të nderuar miq, arrestimi i Ergys Agasit afër vilës së tij, në shoqërinë e ushtarit famëkeq të karteleve Uljan Shpataraku, ndonëse është një akt për t’u përshëndetur, ngre një sërë pikëpyetjesh:

Swiss Digital Desktop Reklama

Së pari, a ishte ky një arrestim i vërtetë apo një dorëzim me kushte? Kjo pyetje lind sepse ai çdo natë ka fjetur kryesisht aty në shtëpinë e tij (dhe sipas rastit në Manzë), e përsëri askush nuk kujtohej se ai ishte në kërkim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së dyti, a është ky një akt i Lubisë për të futur në qerthull jo vetëm Ramën (të cilin e ka), por edhe Lindën, patronazhisten e AKSHI-t (cherchez la femme e frengut)?

Ergys Agasi, si koordinator i plotfuqishëm i Edi Ramës, Padrinos së Shqipërisë me organizatat kriminale dhe kartelet shqiptare të drogës, si dhe me kontrollin e tij mbi ministritë, AKSHI-n, SHISH-in dhe policinë, është padyshim një nga mafiozët më të rrezikshëm jo vetëm në Shqipëri e rajon, por edhe më gjerë. Procesi i tij gjyqësor kërkon nevojë urgjente për monitorim ndërkombëtar

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?