Dasmorët sherr me karrige dhe sende të forta në Turqi (VIDEO)
Dita e dasmës së një çifti në Turqi u shkatërrua. Në pamjet e publikuara në rrjet, shihet se si dasmorët përfshihen në sherr duke përdorur karrige e sende të forta.
Pista e kërcimit u kthye në një fushëbetejë mes të ftuarve. Mësohet se 14 dasmorë janë plagosur ndërsa 10 prej tyre janë transportuar në spital me ambulancë.
Për të shuar sherrin është dashur ndërhyrja e policisë, pasi dasmorët e vijuan atë edhe jashtë ambienteve të lokalit. Pamjet e publikuara janë bërë virale në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

