FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Debati i dytë presidencial mes Clinton dhe Trump

Kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara, Hillary Clinton, e ka fituar debatin e dytë presidencial, kundër rivalit të vet republikan, Donald Trump, sipas një sondazhi të CNN-it.

Sipas këtij sondazhi, 57% e njerëzve ndiejnë se Hillary e ka fituar debatin, krahasuar me 34% të të anketuarve të tjerë që besojnë se Trump ka përformuar më mirë.

Një sondazh tjetër nga YouGov, gjeti se 47% e të anketuarve thanë se Hillary e ka fituar debatin, ndërsa 42% menduan se Trump ishte fituesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesin e njerëzve, të cilët më parë kishin qenë të pavendosur se për kë të votojnë, Hillary fitoi ngushtë me 44%, ndërsa Trump mori vetëm 41%.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?