Defekt në teleferikun e Malit të Bardhë, 45 turistë të bllokuar

Një defekt i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në linjën e teleferikut në Malin e Bardhë në zonën që lidh stacionet Aiguille du Mide në lartësinë 3842 metra e Punta Helbronner 3462 metra, në kufi me Italinë.

Dhjetëra persona kanë mbetur të bllokuar në lartësi e duke kërkuar ndihmën e menjëhershmë të trupave të shpëtimit nga ajri.

Me anë të helikopterëve është mundur të evakuohen 80 persona e rreth 45 të tjerë kanë qenë të detyruar të kalojnë natën mbi Malin e Bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacionet e shpëtimit janë ndërprerë për shkak të një reje që pengonte shikueshmërinë e punës së trupave të shpëtimit. Operacionet kanë rinisur punën mëngjesin e sotëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Presidenti i linjës  franceze Mont Blanc, Mathieu Dechavanneu ka deklaruar se “pasagjerët e mbetur të bllokuar janë në gjendje të mirë, kanë ujë, mbulesa e mjete komunikimi me ta”, ndërsa presidenti i Skyëay italiane Robeto Fraesconi është shprehur se “autoritetet franceze janë në kontakt me radio me pasagjerët e situata nuk është në rrezik.

Autoritetet franceze, vazhdon ai, na lajmëruan për një difekt të linjës për shkak të erës së fortë që ka shkaktuar ngatërrimin e  kabllove e teknikët tanë po bashkëpunojnë me ta pët të sistemuar linjën”.

Në operacionet e shëptimit të pasegjerëve kanë marrë pjesë helikopterë të trupave të shpëtimit francez, italianë e zviceranë.

Kjo linjë ajrore teleferiku është ndërtuar në vitet ’50 e lidh me një udhëtim prej 35 minutash stacionet Punta Helbronner me Charmonix.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?