Deklarata problematike: “Përdoruesit e drogës do t’i vrisja si Hitleri hebrenjtë”
Droga nuk qenka problem vetëm në Shqipëri. Një deklaratë aspak normale por tejet shqetësuese është hedhur nga Presidenti filipinas, Rodrigo Duterte. Deklarata provokuese këtë herë ka qenë dhe përfshirja e Hitlerit pasi ai e ka krahasuar fushatën e tij të përgjakshme kundër drogës me vrasjet e Hitlerit.
Lobimi i tij kundër trafikantëve të drogës ka shkaktuar deri më tani mbi 3 mijë të vrarë. Kërcënimi i tij i fundit ndaj personave që kanë varësi nga droga dhe shpërndarësve u bë gjatë vizitës së tij në qytetin filipinas Davao, pas një vizite që ai kishte në Vietnam, ku ka diskutuar për këtë fushatë me liderët vendas.
“Hitleri masakroi 3 milionë hebrenj. Kemi 3 milionë të varur nga drogë. Do të kënaqesha duke i ekzekutuar”, ka thënë ai. Duterte ka deklaruar se do të shpëtojë Filipinet për brezin e ardhshëm.
Në fakt, Duterte duket se nuk e njeh mirë historinë e nazizmit në Europë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, nazistët vranë 6 milionë hebrenj.
KOHA JONË SONDAZH

