Dekret/Salvini: Gjoba për çdo emigrant të shpëtuar
Qeveria italiane po planifikon të lëshojë një dekret, që do të bënte që çdo anije shpëtimi e OJQ-ve të gjobitej deri në 5.500 euro për çdo emigrant që zbarkojnë në tokën italiane. Grupet e ndihmës thonë se, dekreti i planifikuar nga Matteo Salvini duket një deklaratë lufte ndaj OJQ-ve, që po shpëtojnë jetët në det.
Dekreti i ministrit të Brendshëm nga e djathta ekstreme, që do t’i propozohet Këshillit të Ministrave ditët e ardhshme, e më pas do të votohet nga Parlamenti, do të bënte që OJQ-të të gjobiteshin nga 3.500 deri në 5.500 euro për çdo të huaj të transportuar, sipas draftit të siguruar nga “The Guardian”.
Në rastet më serioze, licencat apo autorizimi për të transferuar njerëz në bord do të pezulloheshin për një muaj, deri në një vit. Dekreti i ri përforcon fuqitë e ministrit të Brendshëm në fushën e emigracionit dhe ka si objektiv t’u japë fund shpëtimeve të OJQ-ve.
KOHA JONË SONDAZH

