Demokratët përplasen me FBI: Po aplikojnë paturpërsisht dy standarte

Partia Demokrate në Shtetet e Bashkuara ka akuzuar FBI-në se ka mbajtur siç e quajtën ata, paturpërisht dy standarte për çështjet hetimore. Deklarata erdhi menjëherë pasi shefi i FBI-së, James Comey, u shpreh kundër politikës së akuzave publike ndaj Rusisë sa i përket mundësisë që Moska mund të ketë interferuar në proceset e brendshme zgjedhore të demokratëve. Zyrtarët e fushtatës së Clinton nënvizuan se Byroja Federale e Investigimit nuk ka mbajtur një linjë veprimi me ish-Sekretaren e Shtetit si dhe me qeverinë ruse, të cilën ata e quajtën bashkëpuntore të afërt të republikanit Donald Trump.

Përplasja mes demokratëve dhe FBI-së është përshkallëzuar pas rihapjes së dosjes së skandalit të emaileve, teksa zyrtarët e fushatës së Hillary Clinton kanë akuzuar Byronë Federale të Investigimit se në mënyrë të paturpshme po mbajnë dy standarte.

Këto komente erdhën nga menaxheri i fushatës së ish-sekretares së Shtetit, Robi Muk, i cili shtoi se FBI duhet të sillet njësoj edhe me bashkëpuntorët e Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akuzat e demokratëve erdhën menjëherë pasi drejtuesi i Byrosë Federale, James Comey, kishte bërë thirrje që t’i jepeshin fund akuzave publike për Rusinë, të cilat akuzonin Moskën se kishte interferuar në procese të brendshme zgjedhore të Partisë Demokrate në Shtetet e Bashkuara me qëllim që të bënte të njëjtën gjë edhe në zgjedhjet presidenciale që mbahen pas shtatë ditësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Comey, këto akuza i japin mundësi Rusisë që të kuptojë se deri në çfarë pike kanë arritur hetimet ndaj nënvizoi se sipas tij është më mirë që çështje të tilla të trajtohen nga ekspertët dhe jo nga mediat.

Megjithatë, kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga demokratët të cilët nga ana tjetër thanë se bëhet fjalë për aplikimin e dy standarteve të ndryshme.

Ata akuzuan edhe njëherë miliarderin Donald Trump, duke u shprehur se republikani ka lidhje të ngushta me Rusinë dhe se Moska dëshiron që ai të vihet në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Rihapja e dosjes së e-maileve ka ndikuar negativisht në fushatës e demokrates Hillary Clinton.

Në rast se më herët ajo gëzonte një avantazh të theksuar përballë rivalit Trump, tashmë diferenca duke marrë për bazë sondazhet e realizuara së fundmi, është ngushtuar ndjeshëm.

Për këtë arsye ekspertët shprehen se gara vijon të mbetet e hapur deri në ditën e fundit të fushatës elektorale.

Qytetarët amerikanë do t’u drejtohen qëndrave të votimit më datë tetë nëntor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?