Dënohet ushtari çek që iu bashkua separatistëve në Ukrainë

Një gjykatë në Republikën Çeke e dënoi me tre vjet burgim me kusht një ushtar, i cili iu bashkua separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. Gjykata në qytetin Pardubice po ashtu vendosi për ta degraduar dhe dëbuar nga forcat e armatosura çeke ushtarin Erik Eshtu.

Eshtu, 35 vjeç, u shpall fajtor për, siç u tha, bashkimin me një grup të organizuar kriminel, i themeluar për të kryer aktivitete terroriste, në periudhën prill-maj 2015. Ushtari u akuzua pasi shpërndau fotografitë e tij duke mbajtur armë zjarri dhe me uniformën e separatistëve në rajonin lindor të Ukrainës, Donjeck.

Eshtu nuk e pranoi fajësinë, duke thënë se ka udhëtuar në Donjeck për të vizituar të afërmit e gruas së tij – shtetase e Ukrainës. Ai tha se e ka blerë uniformën në një dyqan lokal, pasi, siç u shpreh, mbledh gjësende ushtarake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Luftimet midis forcave qeveritare të Ukrainës dhe separatistëve pro-rusë në rajonet Luhansk dhe Donjeck kanë lënë mbi 13,000 njerëz të vrarë qysh në prill të vitit 2014.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?