Detyruan viktimën shtatzënë të punonte si prostitutë, burgosen vëllezërit

Një vajzë shtatzënë 20-vjeçare detyrohej të punonte si prostitutë dhe rrihej nga dy vëllezër që e kishin trafikuar atë nga Rumania. 19 vjeçari Ilcic Dumitru dhe 24 vjeçari Ioan Dumitru, e kishin pritur vajzën kur zbriti në aeroportin e Luton në Londër vitin e kaluar, pasi e kishin gënjyer duke i thënë se do të punonte në fabrikë.

Vëllezërit Dumitru e çuan në një shtëpi dhe i sekuestruan dokumentet e udhëtimit. Që natën e parë të ardhjes vajza ishte nxjerrë të punonte në rrugë në veri të Londrës. Ajo ishte lutur të mos e kthenin në prostitutë por Ioan e kishte kërcënuar se do t’i “thyente kokën” nëse nuk bënte para.

Ajo kishte mbetur shtatzënë në netët e para por vëllezërit e kërcënonin me dhunë, nëse nuk shkonte me 10 deri në 15 burra në ditë. Sipas dëshmive në gjyq, ajo nganjëherë fitonte 1,000 paundë në natë të cilat i merreshin nga vëllezërit, rrihej rregullisht dhe nuk lejohej të dilte vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?