Digjen kopjet e Kuranit, ja si reagojnë myslimanët (VIDEO)

Një demonstrim i mbajtur nga lëvizja “Stop Islamizmit të Norvegjisë”, në qytetin Kristiansand u kthye në dhunë, pasi udhëheqësi i grupit kundërshtoi një urdhër policie kundër djegies së librit të shenjtë. Udhëheqësi u sulmua nga disa burra, pasi nisi t’i vinte flakën një kopjeje të Kuranit gjatë një demonstrate dhe shihet tek policia ndërhyn për të ndaluar përleshjen. Tubimi ishte aprovuar nga autoritetet lokale, por policia kishte paralajmëruar SIAN kundër djegies së Kuranit, pasi grupi tha se planifikonte ta bënte këtë. Veprimet e tij të tmerrshme nxitën kundërshtinë e të pranishmëve, të cilët u mblodhën rreth gardhit dhe sulmuan liderin e SIAN-it. Thorsen nuk është i panjohur për polemika dhe islamofobi. Kohët e fundit ai mori një dënim me burg për shpërndarjen e pamfleteve anti-Islame ku përdorej gjuhë urrejtjeje”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?