Dita e parë e shkollës në Amatrice, qyteza e shkatërruar nga tërmeti

Itali – Ka nisur dita e parë e shkollës për sezonin 2016-2017 për rreth 8 milionë nxënës italianë e mes tyre dhe për 170 nxënës të komunës së Amatrices e cila u shkatërrua pothuajse plotësisht nga tërmeti i 24 gushtit që goditi Italinë Qëndrore.

Në një kohë rekord trupat e mbrojtes civile kanë ngritur në këmbë ndërtesën shumë ngjyrëshe për nxënësit e Amatrices e vetëm pak kilometra larg kraterit të krijuar nga tërmeti i 24 gushtit.

Ministrja italiane e arsimit Stefania Giannini, ka qënë e pranishme për t’i shoqëruar në këtë ditë të parë të shkollës nxënësit e kësaj qyteze, të moshës nga 3 deri në 18 vjec.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga tërmeti i 24 gushtit mbetën viktima mjaft fëmijë, bashkëmoshatarë, vëllezër e motra të nxënësve të komunës së Amatrices që sot nisën ditën e tyre të parë të shkollës.amatrice

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?