Ditëlindja e Putinit, Nikoliç: Forcim miqësisë sonë vëllazërore
Presidenti serb, Tomislav Nikoliç i ka uruar ditëlindjen e 64-të presidentit rus, Vladimir Putin.
Në urimin e tij, siç shkruajnë mediat serbe, Nikoliç ka vlerësuar “përpjekjet pa kompromis të presidentit rus për paqen, stabilitetin dhe respektimin e së drejtës ndërkombëtare në botë”.
“Të jeni i sigurt zoti President, se në përpjekjet tuaja dhe sfidat që ju hasni gjatë rrugës, keni mbështetjen e plotë të popullit të Serbisë”, ka shkruar Nikoliç.
“Jam shumë i kënaqur që me rastin e ditëlindjes tuaj, ua dërgoj përshëndetjet më të përzemërta dhe urimet më të mira për shëndet të mirë, lumturi personale dhe sukses”, përfundohet në letrën e presidentit të Serbisë.
KOHA JONË SONDAZH

