Djali 2-vjeçar gjendet i gjallë pranë trupave të vdekur të çiftit
Bota E Enjte, 30 Shtator 2021 14:58
Një fëmijë është gjetur i gjallë pranë trupave të vdekur të një burri dhe një gruaje.
Trupat e tyre u zbuluan nga shërbimet e emergjencës në Henhurst Hill mbrëmjen e së mërkurës.
Djali 2-vjeçar u gjet brenda banesës dhe është nën kujdesin e të afërmve.
Burri dhe gruaja janë përkatësisht të moshës 32 dhe 23 vjeç.
Policia po heton shkaqet e ngjarjes, por deri tani mendohet se bëhet fjalë për vrasje dhe vetëvrasje.
KOHA JONË SONDAZH

