Dokumentet sekrete të Dejtonit. Milosheviç lëshoi në negociata pas 4 gotave me uiski
Kanë mjaftuar dy orë negociata dhe 4 gota uiski që të zbutej presidenti i atëhershëm i Republikës së Serbisë, Sllobodan Millosheviçi, që të bëjë lëshime në Dejton më 1995.
Të dhënat janë bërë të qasshme për publikun pas u hoq shenja “sekret” nga dokumentet që kanë të bëjnë me mandatin e presidentit të atëhershëm amerikan, Bill Clinton, thekson e përditshmja e Beogradit “Blic”.
Në dokumentet e zyrtarëve të SHBA thuhet se pas katër gotash uiski Millosheviçi organizoi një darkë-festë.
Sipas bashkëpunëtorit të Richard Holbrooke në Dejton, Millosheviçi, pas katër gotave uiski, ofroi më shumë se që pritej për korridorin në drejtim të Sarajevës.
Në tavolinë ishin tema të rënda; kufijtë, sanksionet, që kishte ndikim. Ka pasur ditë “kur Izetbegoviçi nuk donte t’i shihte as Tugjmanin, as Millosheviçin”, ndërsa Tuxhman refuzonte takimin me Millosheviçin”…
Millosheviçi dhe Izetbegoviçi, thuhet në dokumente, i tregonin barcoleta njëri-tjetrit në gjuhën e tyre. Negociatat në Dejton kanë zgjatur nga 1 deri më 21 nëntor të vitit 1995, kurse më 14 dhjetor në Paris u nënshkrua marrëveshja, pas të cilës u ndal lufta katërvjeçare në Bosnjë e Hercegovinë. Me marrëveshje shteti përbëhej nga tre popuj konstituivë dhe të tjerë, dhe nga dy entitete – Federata e BeH dhe Republika Serbe.
KOHA JONË SONDAZH

