Donald Trump dhe bota. Çfarë do ndodhë nëse zgjidhet president?

Nuk ka shumë kohë që emri i Donald Trump po përflitet gjatë në radhët e politikës, por edhe pse kështu manjati amerikan i pasurive të patundshme ka thyer shumë pritshmëri për shkak se ka një portret të ri kandidati për president.

Teksa shumica e aktorëve të vjetër të politikës e sulmojnë, sondazhet nga ana tjetër tregojnë rritjen e mbështetjes ndaj tij, deri në pikën ku emri Donald Trump paraqitet si favoriti për Shtëpinë e Bardhë.

Por çfarë do të ndodhte nëse ai do të fitonte postin e presidentit të SHBA?

Swiss Digital Desktop Reklama

Donald Trump duket se i ka hapur luftë emigrantëve me politikën e tij egocentrike. Po ashtu, ndërtimi i pretenduar i murit me Meksikën ka frikësuar botën e diplomacisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sikur të mos mjaftonte me kaq, ai ka vënë në pikëpyetje ardhjen e myslimanëve në Amerikë. “E duam Amerikën të sigurtë përsëri”, është slogani i tij.

Trump ka deklaruar se vizita e parë jashtë shtetit në rolin e presidentit të ri do të jetë në Moskë, për një takim me Putin për të gjetur gjuhën e përbashkët në luftën kundër terrorizmit islamik.

Por ky hap i kujton amerikanëve shumë skandale që lidhen me vendin e tyre ku protaogniste ishte Rusia. Megjithatë, këto plane mbeten pezull.

Vetëm 100 ditë në epokën Trump, thotë një analizë e “The Economist”, janë premtime pa bosht që as vetë miliarderi nuk di përse i bën.

Më parë ai kishte njoftuar për një vizitë në Pekin, por asgjë nuk është bërë pulbike në axhendën e tij. Tronditjet e para kanë ardhur. Lëvizjet e para ekonomike nga autoritetet kineze ndaj kompanive amerikane kanë përhapur panik tek investitorët.

Firma e parë që u godit ishte ajo e prodhimit të avionëve, “Boeing”, ditë pasi në një nga fjalimet e tij Trump e quajti gabim ndërtimin e një tjetër filiali të gjigandit të hapësirës në Kinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?