Dorëhiqet kongresisti amerikan, i dha djalit informacione të fshehta për një firmë australiane

Kongresisti republikan i Nju Jorku, Chris Collins, ka dhënë dorëheqjen pas raportimeve se ai planifikon të deklarohet fajtor për akuzat e prokurorëve, sipas të cilëve, Collins i dha djalit të tij informacione të fshehta në lidhje me një firmë australiane të bioteknologjisë.

Ai i kishte quajtur akuzat “të pabaza” dhe u deklarua i pafajshëm, por raportohet se tash do të pranojë fajësinë. Është e paqartë nëse ai do të pranojë fajësinë për akuzat origjinale kundër tij, ose për akuza tjera.

Sipas një zëdhënësi të kryesueses së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, Collins, të hënën, e dorëzoi letrën e tij të dorëheqjes, e cila do të hyjë në fuqi të martën. Collins ishte një nga republikanët e parë kryesorë që miratoi kandidaturën presidenciale të presidentit, Donald Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prokurorët pretendojnë se ai e thirri djalin e tij në qershor të vitit 2017, duke i treguar atij disa informacione konfidenciale për kompaninë “Innate Immunotherapeutics”, në të cilën ai zotëronte aksione.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?