“Dorian” largohet nga Bahamas – Lë pas vetëm rrënoja. I drejtohet Floridas me fuqi të reduktuar

Uragani Dorian është larguar nga ishujt Bahamas duke lënë pas vetëm rrënoja dhe zyrtarët po përgatiten për nisjen e një krize humanitare.

Pamjet ajrore të regjistruara mbi ishullin Abaco treguan lagje të përmbytura, ndërtesa të shkatërruara dhe varka të kthyera përmbys.

Pak prej ndërtesave që nuk ishin shkatërruar, u mungonte çatia. Ndërkohë që stuhia është zvogëluar në Kategorinë 2, sipas shkallës Saffir-Simpson, Dorian ka filluar të zmadhohet në përmasë dhe erërat kanë rifituar shpejtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Parashikuesit bënë të ditur se do t’i afrohet në mënyrë të rrezikshme bregut të Floridas ditën e ardhshme, ku më shumë se 1 milionë personave i është dhënë urdhër që të evakuohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri Hubert Minnis tha se numri i vdekjeve si pasojë e stuhisë ka arritur në 7 persona. “Presim që numri të jetë më i madh.  Ky është informacion paraprak”, tha ai.

Ndërkohë që telefonat dhe linjat e emergjencës janë shkëputur në Abaco dhe Grand Bahama, banorët kanë postuar listën e personave të afërt që kanë humbur në mediat sociale.

Një postim i vetëm në Facebook që ftonte njerëzit të shkruanin emrat e personave të humbur mori më shumë se 1,600 komente, ku listoheshin të afërmit e tyre.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve, Dorian bart erëra të qëndrueshme prej 175 kilometra për orë dhe po lëviz në Veri Perëndim me 9 kilometra për orë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?