Drejtoresha e Teatrit shtetëror në Moskë jep dorëheqjen: Nuk mund të punosh për një vrasës e të paguhesh prej tij

Drejtoresha e Teatrit Shtetëror në Moskë, Elena Kovalskaya, dha dorëheqjen pas sulmeve ruse në Ukrainë, dhe e quajti Putinin “vrasës”.

Elena Kovalskaya la postin e saj nëj ditë më parë, ditën kur presidenti rus filloi sulmet vdekjeprurëse në të gjithë territorin e Ukrainës, për të vijuar edhe të nesërmen.

“Është e pamundur të punosh për një vrasës, e të paguhesh prej tij. Në shenjë protestë kundër pushtimit rus të Ukrainës, po jap dorëheqjen”, shkroi Kovalskaya në faqen e saj në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo njoftoi se projektet në Teatrin Shtetëror do t’i çojë deri në fund, në mënyrë vullnetare, pa marrë pagesë nga shteti, president i të cilit është Vladimir Putini.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kovalskaya u bëri thirrje të gjithë rusëve që t’i thonë “Jo” luftës, e të mos heshtin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?