Dritë jeshile për “ishullin e mbeturinave”, mblidhen mbetjet e para plastike

Një pajisje e madhe lundruese e krijuar nga shkencëtarët holandezë për të pastruar një ‘ishull mbeturinash’ në Oqeanin Paqësor që është trefishi i madhësisë së sipërfaqes së Francës, për herë të parë ka mbledhur me sukses mbetjet plastike dhe mbeturinat nga deti.

Paisja i kishte grumbulluar mbeturinatnë një gjatësi 600 metra.

Rreth 600,000 deri 800,000 ton metrikë të mjeteve të peshkimit braktisen ose humbasin në det çdo vit. 8 milion tonë mbeturina plastike derdhen nga plazhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sistemi i gjerë i pastrimit është krijuar jo vetëm që të grumbullojë rrjetat e hedhura nga peshkimi dhe objekte të mëdha të dukshme plastike, por edhe mikroplastikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pengesa plastike që noton në sipërfaqen e detit ka një ekran prej tre metrash të thellë poshtë tij, i cili ka për qëllim të bllokojë disa prej pjesëve prej 1.8 tn plastike pa prishur jetën detare më poshtë.

Pajisja është e pajisur me transmetues dhe sensorë që të mund të komunikojë pozicionin e saj përmes satelitëve në një anije që do të mbledhë mbeturinat e grumbulluara një herë në  disa muaj.

Plastika e mbledhur deri më tani do të sillet në breg në dhjetor për riciklimin. Projekti beson se mund të ketë një treg premium për artikujt që janë bërë duke përdorur plastikë të rikuperuar nga oqeani.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?