Dy ushtarë amerikanë vdesin pasi helikopteri i tyre përplaset në Afganistan

Një përplasje e helikopterit të tyre ka bërë që dy ushtarë amerikanë të mbesin të vdekur, të mërkurën në Afganistan.

Helikopteri nuk duket se është rrëzuar nga armët e armikut, thanë zyrtarët e Forcave Amerikane në Afganistan.

Ata po ashtu nuk e specifikuan se ku ndodhi përplasja, apo llojin e helikopterit të rrëzuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk është bërë e ditur nëse në helikopter kishte më shumë trupa gjatë përplasjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu edhe emrat e viktimave nuk janë bërë të ditur ende.

Të paktën 16 ushtarë amerikanë janë vrarë në Afganistan në vitin 2019, duke e bërë atë vitin më vdekjeprurës për personelin ushtarak amerikan atje që nga përfundimi i misioneve luftarake në vitin 2014.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?