E bujshme, dënohet me 2 vite burg ish-kryeministri
Një gjykatë Franceze ka dënuar sot ish-kryeministrin Francois Fillon me pesë vjet burg, tre prej tyre të pezulluar, për përvetësim të fondeve publike në një skandal që shkatërroi kandidimin e tij për vitin 2017 për president. Gjykata gjithashtu dënoi me 3 vite burg, të pezulluar të shoqen e Fillonit, Penelope si bashkëpunëtore në mashtrim.
Gruaja e ish-kryeministrit u provua se arriti të merrte rreth 1 milion euro në punën e saj, si ndihmës sekretare parlamentare e të shoqit. Sipas avokatit mbrojtës të çiftit, Fillonët do të apelojnë vendimin, dhe do të mund të shmangin shkuarjen në burg.
Kryeministri Fillon drejtoi qeverinë nga viti 2007 deri në vitin 2012. Pretendimet nisën në garën e zgjedhore, kur ai i rezistoi edhe presionit të partisë për të tërhequr kandidaturën e tij por u eliminua që në raundin e parë të votave.
KOHA JONË SONDAZH

