FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E dhimbshme, fëmija i plagosur nuk shqitet nga krahët e infermierit

Një fëmijët sirian i mbuluar nga gjaku nuk largohet nga krahët e infermierit, pavarësisht se nuk e njeh atë nga afër. Dëshpërimisht kërkon të qëndrojë në krahët e të riu, pas plagosjes së rëndë për shkak se banesa e tyre u godit nga një sulm ajror shkatërrues.

Ky është realiteti me të vërtetë i dhimbshëm i Aleppo-s në Siri, e bombarduar masivisht nga avionët rusë apo të qeverisë siriane.

Videoja u publikua nga një organizatë mjekësore e quajtur Sams, e cila shkruan se kjo është gjendja e përditshme e fëmijëve sirianë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo është agonia e fëmijëve të Sirisë”, shkruan organizata, sipas të cilës 13 prej tyre janë regjistruar të vdekur nga personeli mjekësor në terren ditët e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ai u godit në një sulm ajror. Ne nuk e dimë nëse ishte qeveria ruse apo siriane”, tha organizata për Mail.

Mohamed Abu Rexheb, një infermier në spitalin e mbështetur nga SAMS në lindje të Aleppos, tha:“Jeta në Aleppo është bërë shumë e tmerrshme. Nuk ka kamera apo jo stilolaps që mund të përshkruajnë atë që ne jemi duke përjetuar këtu”

“Ka një mungesë të rëndë të furnizimeve mjekësore dhe mjekëve të specializuar. Ka vetëm një neurokirurg, dy kirurg të përgjithshëm dhe tre kirurg ortopedikë të mbetur në qytetin e rrethuar”, shtoi ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?