E lodhur nga orari i zgjatur në punë, 24-vjeçarja humb kontrollin në autostradë dhe ndërron jetë
Një vajzë e re humbi jetën në një aksident rrugor pasi ishte tepër e lodhur për të drejtuar makinën.
Sorina Gheorghe, nga Worcester kishte nisur një punë të re në një fabrikë tre javë përpara se të bënte aksidentin dhe punonte me orare të zgjatura.
Veç kësaj, Gheorghe vinte nga Rumania dhe e kishte ende të vështirë të lëvizte në rrugët e Anglisë.
E lodhur dhe e çorientuar, Sorina bëri në manovër të gabuar dhe përfundoi duke u përplasur me një mjet tip Range Rover më 3 prill rreth orës 5.40 të mëngjesit.
Detajet e aksidentit janë bërë të ditura së fundmi më gjyqin që po mbahet për çështjen e saj.
24-vjeçarja u përpoq të parakalonte një furgon dhe një triler por gaboi në manovrim dhe filloi të frenonte ashpër dhe të kthehej sa majtas e djathtas ndërsa përpiqej të rifitonte kontrollin e makinës që drejtonte.
Fundi rezultoi fatal dhe Sorina u shpall e vdekur në orën 6.04 të mëngjesit.

KOHA JONË SONDAZH

