E trishtë/ Humb jetën në moshën 48-vjeçare spikerja e lajmeve
Ish-gazetarja e BBC dhe Channel 4, Tazeen Ahmad është ndarë nga jeta në moshën 48 vjeçare, pas një beteje me kancerin.
Ahmad, e cili punoi si reportere korrespodentë e huaj në Britani dhe SHBA, ndërroi jetë të mërkurën në mbrëmje.
Ahmad ishte ndër gratë e para myslimane të Azisë që u ngrit në krye të gazetarisë britanike, ndërsa fitoi edhe çmime të shumta për punën e saj.
Në një deklaratë ku njoftuan vdekjen e saj, vëllezërit e Ahmedit thanë: “Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për gjithçka arriti, si nënë, gazetare dhe shkrimtare.

KOHA JONË SONDAZH

