Edhe në Kosovë rriten çmimet, qytetarët: Situatë e papërballueshme

Çmimet e produkteve janë rritur edhe në Kosovë. Shumë prej tyre ankohen se e kanë të vështirë të mbijetojnë për shkak të pagave të ulëta. Sytë janë drejtuar nga qeveria për ndihmë.

“Qysh s’është problem me një pension 70-80 euro edhe ata punëdhënësit, e na 100 euro 90euro e kanë ngritur 10 euro, një shishë vaj është bërë 1.60 cent, një bukë 45centë, me çka t’i blejmë? 20 euro më shkojnë ilaçe në muaj, plus sheqeri”, shprehet një pensionist.

Shitjet kanë rënë ndjeshëm.“Vjen pensionisti me 70-80 euro dhe pyet tri herë sa është çmimi, pasi që ai nuk ka. Gjithkush ka qejf të blejë, por nuk ka para. Krejt janë me pensione e me ndihma sociale”, thotë një shitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë edhe pakënaqësi ndaj qeverisjes Kurti. “Kanë qenë edhe partitë tjera përpara në pushtet këso ngritje të çmimeve nuk ka pas kurrë. Çka u bë tash, a po iu duhen për vota që krejt na ka kthyer prapë. Po thonë është njeri i drejtë, por s’po shohim ne. Po shohim vetëm shtrenjtim, çdo mëngjes si të çohemi tjetër send nuk sheh, vetëm shtrenjtim”, shprehet një qytetar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?