Ekonomia franceze, “në formë” – Thyen projeksionet për ngadalësim

Rritja e ekonomisë franceze theu projeksionet për një ngadalësim në tremujorin e tretë, duke treguar rritje me 0.3%, sipas zyrës kombëtare të Statistikave.  Qëndrueshmëria e ekonomisë përbën lajme të mira për presidentin Emmanuel Macron,  ndërkohë që ngadalësimi i aktivitetit në të gjithë botën dhe lufta tregtare kanë goditur partnerin kryesor tregtar, Gjermaninë.

Analistët projektonin një rritje me 0.2% për ekonominë e dytë më të madhe të Europës.   Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto mori mbështetje nga injektimi i fondeve publike të Qeverisë, për të nxitur shpenzimet e ekonomive familjare.  Kërkesa e brendshme ishte nxitësi kryesor i rritjes ekonomike, duke shtuar 0.5 pikë tek treguesi përfundimtar, ndërkohë që tregtia neto hoqi 0.4 pikë dhe inventarët dhanë një kontribut fare të vogël prej 0.1 pikë.

Shpenzimet e  familjeve franceze morën vrull, duke u rritur me 0.3% në tremujorin e tretë, ndërsa investimet e bizneseve u ngadalësuan në 0.9%, nga 1.2% që regjistruan në tremujorin e dytë.  Ndikimi negativ i tregtisë neto reflektoi një rritje më të madhe të importeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?