Ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, si u përhapen fenomenet në Shqipëri pas sulmeve të 2011
“Ekstremizëm i dhunshëm”, “radikalizëm i dhunshëm”, “terrorist” janë disa nga termat që u hasën shpesh pas sulmeve të etiketuara ‘terroriste’ në 11 shtator të vitit 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Etiketimi “terrorist” gjeti shtrirje të gjerë në median shqiptare , por edhe në mbarë botën ku sytë drejtoheshin nga besimtarët e fesë islame. Çdo mysliman shihej si person potencial i inkriminuar në rrjete terroriste.
Nisur dhe nga shpjegimi i termit “ekstremizëm i dhunshëm” (proces i adoptimit të pikëpamjeve radikale (politike, ideologjike ose fetare) dhe kthimit të tyre në veprime të dhunshme), aso kohe reagimet ishin të shumta nga përfaqësues të fesë islame, ku distancoheshin nga ata persona që kryenin akte të tilla apo dhe video ku masakronin njerëz që nuk iu bindeshin ‘urdhrave’, shpesh herë edhe gazetarë e që më pas i publikonin në rrjetet sociale duke cituar edhe fraza nga Kurani.
Që nga viti 2014, kohë kur nisi dhe largimi masiv i shqiptarëve kryesisht nga zona e Librazhdit, Pogradecit dhe më pak në qytete të tjera numërohen mbi 114 shtetas të cilët së bashku me anëtarë të familjeve u drejtuan drejt zonave të luftës në Lindjen e Mesme. U përfol që një nga arsyet pse ata u largua ishin pikërisht pagesat që ata merrnin për të shkuar kryesisht drejt Sirisë, por në media është shkruar se grupet si Boko Haram dhe ISIS i kanë rrëmbyer, kërcënuar dhe detyruar edhe shumë fëmijë t’ju bashkohen atyre.
Në të shumtën e rasteve ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizimi kanë prirjen të përfshijë të rinjtë por jo vetëm që për arsye të kushteve ekonomike dhe sociale përqafojnë thirrjet për mbrojtje “të vëllezërve të tyre” në zonat e luftës. Gjithësesi mungesa e përfaqësimit në shoqëri dhe politikë mund të ushqejë besimin se, dhuna është mjeti i vetëm që sjell ndryshimin politik, ccka i ka drejtuar jo vetëm shqiptarët por edhe shtetas me kombësi tjetër të ngrenë zërin nëpërmjet akteve të dhunshme dhe terroriste.
Në mars të vitit 2014 do të raportoheshin në media (gazeta shqiptarja.com) 10 familje të cilët kishin dhe fëmijë foshnje të larguar për të luftuar në Siri.
Gjatë këtij viti, por edhe më pas, intervista të shumta zbardhnin skemat e largimit të shqiptarëve drejt luftës në Siri, ku në të shumtën e rasteve familjarët denoncoheshin të zhdukur ose të mashtruar nga persona të fesë islame.
“Djali im ka shkuar atje duke u mashtruar, nuk ka asnjë arsye tjetër. Di të them se që kur shkoi në Tiranë dhe u kthye pas 10 ditësh, ai ishte tjetërsuar. Qëndrimi tek ajo xhamia e bëri tjetër njeri. Nisi t’u thoshte fëmijëve që të mos hanin disa lloj ushqimesh, të mos shihnin televizor dhe gjëra të tjera të çuditshme. Kisha dyshime se djali ka shkuar në Siri, kishte kohë që përgatiteshe për të shkuar, ma mori në qafë “hoxha” i Librazhdit, i cili quhet Abdurrahim (Genci Balla). Hoxha i Librazhdit (Genci Balla) i përgatiste për në luftë dhe i financonte. Hoxha është nxitësi, disa herë djali më kishte thënë se “hoxha” na ka thënë se duhet të shkoni të luftoni në Siri”, do të shprehej në një intervistë në vitin 2014 për gazetën “Panorama” kryefamiljari i familjes Shula në Pogradec.
Në gusht të 2014 një lajm që tronditi mediat ishte vrasja e një 24 vjecari nga Librazhdi i cili ishte larguar për të luftuar. Balliu, i cili luftonte në radhët e Shtetit Islamik, njihej me emrin Ebu Derda esh Shami.
Vëmendje të madhe kanë tërhequr dhe senacat gjyqësore të disa imamëve në Shqipëri, të cilët ‘akuzoheshin’ për nxitje të akteve terroriste dhe pjesmarrje në luftë.
Situata e shqiptarëve të mbetur në kampe
Për herë të parë një grup xhrimiesh të një televizioni shqiptar (A2CNN) paraqitën për gjithë shqiptarët situatën në kampin Al Hol në Siri, ku qëndronin me mijëra gra e fëmijë, familjarë të ushtarëve të ISIS jo vetëm nga Shqipëria, por edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut që qëndronin aty prej vitesh.
“Ne duam të kthehemi në vendin tonë. Mos të na lënë pas dore. I bëjmë thirrje shtetit të na marrë sa më parë”, tregonte një nga shqiptaret në këtë kamp.
Nga rrëfimet e tyre gratë dhe fëmijët shqiptarë kanë humbur kontektet prej vitesh me pjesën tjetër të familjarëve të tyre, si ata në Shqipëri apo dhe familjarët e tyre që luftojnë krah ISIS në Siri.
Së fundmi në mediat ndërkombëtare u trajtua rasti i 11 vjeccarit shqiptar që jetonte në Itali, i cili për shkak të radikalizimit të së emës përfundoi në zonën e luftës në Siri dhe pas ndërhyrjes së organizatave të huaja në bashkëpunim me autoritetet vendase u bë e mundur nxjerrja e Alvinit nga kampi dhe kthimi te i ati dhe dy motrat në Itali.
Reagimet
Duke qenë se ekstremizmi i dhunshëm është një dukuri bashkëkohore globale dhe, aktualisht përbën një kërcënim serioz ndaj paqes e sigurisë ndërkombëtare, për parandalimin e këtyre fenomeneve u ndërmorrën hapa konkretë për ndryshimin e Kodit Penal, për të mundësuar ndjekjen penale të individëve që marrin pjesë në konflikte të armatosura jashtë vendit, me intensifikimin e bashkëpunimit të shërbimeve të inteligjencës dhe policisë me agjencitë e zbatimit të ligjit në rajon; me ndjekjen penale të një numri individësh që rekrutonin qytetarët shqiptarë për të marrë pjesë në konfliktin sirian. Hapja e Qendrës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm në vitin 2018 si dhe miratimi i strategjisë kombëtare për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm ishin të tjera nisma kundër këtyre fenomeneve.
Dëbimi i dy diplomatëve iranianë nga vendi ynë me arsyen e nxitjes së akteve terroriste.
“Dy përfaqësuesit diplomatikë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Shqipëri, Mohammad Ali Arz Peimanemati dhe Seyed Ahmad Hosseini Alast, janë dëbuar pasi kanë shkelur parimet e konventës së Vjenës me veprimtarinë e tyre, duke mos përcaktuar saktëissht se çfarë kanë bërë dy diplomatët”,do të shprehej ministri në detyrë për europën dhe Punët e Jashtme.
Ndërkohë që më herët janë ndaluar edhe dy shtetas iranianë që dyshoheshin se do kryenin në Shqipëri një sulm gjatë një feste të bektashinjve.
Kombet e Bashkuara miratuan më datë 24 dhjetor 2015 “Planin e Veprimit për Parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm”, i cili është një thirrje për veprim të përbashkët nga ana e komunitetit ndërkombëtar. Drafti ofron më shumë se 70 rekomandime për shtetet anëtare dhe sistemin e Kombeve të Bashkuara, për të parandaluar, përhapjen e mëtejshme të ekstremizmit të dhunshëm.
Rekomandime
-Riintegrimi social dhe ekonomik për shtetasit e rikthyer nga vendet e luftës është një domosdoshmëri e instutucioneve përkatëse duke shmangur këtu mundësitë e nxitjes së një urrejtje të mundshme dhe rrezikun që këto grupe mund të ndërmarrin akte të dhunshme në shoqëri.
-Vënia në zbatim e një strategjie parandaluese për zhvillimine këtyre fenomenve , ku vëmendje më të madhe duhet të marrin të rinjtë të cilët janë dhe të predispozuar më së shumti drejt radikalizimit.
-Në zonat e prekura më së shumti nga ky fenomen, kryesisht ato rurale pushteti vendor duhet të ketë në fokus zgjerimin e shërbimeve dhe ofrimine hapësirave të punësimit të personave të kthyer.
– Fëmijët e dënuar për vepra terroriste, apo të cilët radikalizohen gjatë qëndrimit në paraburgim, duhet të marrin programe të individualizuara për t’ju kundërvënë efekteve të ideologjisë. (https://cdn.penalreform.org/wp-content/uploads/2017/03/Briefing-Key-Points-Albanian.pdf)
KOHA JONË SONDAZH

