Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Rama dhe dialogu
  • Seanca në Kuvend
  • Berisha thirrje
  • Ditmir Bushati
  • PSG-Barcelona
  • SPAK, Balluku
  • Gjykata liron protestuesit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Çfarë po synon realisht Elisa Spiropali apo janë shpërthime të tipit prill-maji…!

Çfarë po synon realisht Elisa Spiropali apo janë shpërthime të tipit prill-maji…!

Kryesore
E shtunë, 2 Maj 2026 12:27
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në politikën shqiptare, sidomos brenda Partia Socialiste e Shqipërisë, përplasjet publike nuk janë kurrë të rastisshme. Ato nuk lindin nga emocioni, por nga llogaria. Dalja hapur e Elisa Spiropali kundër Edi Ramës duhet lexuar pikërisht në këtë prizëm: si një akt politik me synim të qartë, jo si një reagim i momentit. Nëse mbetet reagim emocional, “qiriri” i saj do fiket dhe nuk ndizet më.

Për vite me radhë, Spiropali ka qenë një nga figurat besnike të Ramës. Një zë i fortë në mbrojtje të tij, një profil politik i ndërtuar brenda orbitës së kryeministrit. Elisa Spiropali njihet si produkt i kryeministrit, ajo nuk njihet të ketë ngjitur shkallët e karrierës në saj të meritës personale. Ajo duke lavderuar “Skënderbeun” ngjiti shkallët deri në numrin dy të shtetit. Por nga eksperienca e këtyre viteve ka krijuar një profil tashmë personal, ndonëse shkallët ia dha fali Rama për tu ngjitur lart.

Mund t'ju interesojë

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

Para 6 orësh
Sheshi ”Skënderbej” arenë trazirash, shoqërohen dy të rinj. Një grup me protestues rikthehet në Bulevard

Sheshi ”Skënderbej” arenë trazirash, shoqërohen dy të rinj. Një grup me protestues rikt...

Para 7 orësh
Studentët thyejnë ”karriget e dialogut”, Rama me video mesazh: Poshtë bërtasin dorëheqje, me kë do flas?

Studentët thyejnë ”karriget e dialogut”, Rama me video mesazh: Poshtë bërtasin dorëheqj...

Para 9 orësh

Pikërisht për këtë arsye, distancimi i saj publik ka peshë më të madhe se çdo kritikë e ardhur nga jashtë PS-së. Kur një “produkt” i sistemit vendos të dalë kundër, pyetja nuk është “pse ndodhi?”, por “çfarë po përgatitet?”.

Swiss Digital

Në dukje, përplasja mund të interpretohet si një akt mosdakordësie apo zhgënjimi. Por në thelb, ajo duket më shumë si një sinjal. Një sinjal për ripozicionim. Në një parti ku vertikaliteti i pushtetit është pothuaj absolut dhe ku vendimmarrja kalon në një filtër të vetëm, çdo figurë që kërkon të mbijetojë politikisht në afat të gjatë duhet të ndërtojë një identitet të vetin. Dhe kjo nuk bëhet duke qëndruar gjithmonë në linjë.

A synon Spiropali drejtimin e Partisë Socialiste?

Realisht, jo. Nuk ka karizmën dhe radha për pas Ramës për në “kështjellën e PS”, ishte e gjatë. Endërroi Sajmir Tahiri, por e përplasi Erion Veliaj i cili synonte të ishte zëvëndësi i Ramës, por edhe Veliaj përfundoi keq, në burg. E kishte si ide Ben Blushi, por u tërhoq me dinjitet. Ndaj kushdo e do vendin e Ramës përfundon jo mirë, ose në rrugë ose në burg.

Struktura e PS-së nuk lejon sfida të hapura ndaj liderit dhe Edi Rama nuk ka dhënë asnjë sinjal tërheqjeje. Një përballje direkte do të ishte një gabim strategjik dhe, mbi të gjitha, vdjeke politike. Në këtë kuptim, lëvizja e Spiropalit nuk është një akt rebelimi për pushtet, por mundet një investim për të ardhmen.

Dhe e ardhmja më e afërt politike ka një datë: 2027. Në këtë vit përfundon mandati i Bajram Begaj dhe hapet gara për Presidentin e ri të Republikës. Nëse Partia Socialiste ruan kontrollin parlamentar, zgjedhja e Presidentit do të jetë një vendimmarrje e brendshme politike. Këtu Spiropali hyn si një nga emrat, nëse nuk e shkel “shatin” me këmbë për në lule të ballit!

Por për të qenë Presidente, nuk mjafton besnikëria. Madje, besnikëria e tepërt është pengesë. Një President duhet të perceptohet si figurë mbi palët, me një minimum autonomie dhe profil të pavarur. Në këtë këndvështrim, përplasja me Ramën mund të lexohet si një proces “pastrimi politik” i imazhit: nga një zë i bindur, në një figurë që mendon dhe reagon vetë.

Nga ana tjetër, nuk ka asnjë provë që Spiropali po ndërton një linjë kundër Ramës apo po kërkon ta dobësojë atë. Sistemi i PS-së nuk funksionon me fraksione reale; çdo tentativë për ta sfiduar liderin përfundon jashtë loje. Spiropali e di këtë. Ajo nuk po sulmon, por po mat distancën. Po teston kufijtë e lejuar të autonomisë së saj politike.

Hipoteza që gjithçka është thjesht një shpërthim emocional është më e dobëta. Në atë nivel, emocionet nuk dalin në publik pa një filtër strategjik. Çdo fjalë ka kosto dhe çdo kosto duhet të justifikohet me një përfitim. Në këtë rast, përfitimi është i dukshëm: rritja e profilit personal.

Në fund, kjo përplasje nuk është një krizë, por një fazë. Një fazë tranzicioni për një figurë që kërkon të mos mbetet thjesht pjesë e sistemit, por të ketë një rol më të madh në të. Spiropali nuk po rrëzon Ramën. Ajo po ndërton veten për ditën kur Rama nuk do të jetë më i vetmi faktor përcaktues.

Megjithatë Elisa Spiropali nuk është Ben Blushi, i cili kishte ide, artikulacion dhe sfidonte. Elisa, thuhet se edhe statuset ia shkruan chatgpt! Ndryshe do të dilte live në debat ku të shikohej se si i artikulon ato që shkruan në facebook, marrë nga chatgpt.

Shpërthimet e Spiropalit me shumë janë shpërthime prill-maji…? Apo do jenë konsistente?

Elisa Spiropali duhet të rrëfehet hapur e jo me statuse që i hedh si fishekzjarret dhe me pas struket po në selinë e PS.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 3 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 4 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 4 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 4 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 7 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 4 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 10 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 6 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 4 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 4 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

7 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 3 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.