Elon Musk jo më njeriu më i pasur në botë, ja kush e merr fronin
Nga sot CEO i Tesla-s, Elon Musk ka humbur titullin si njeriu më i pasur në botë.
Fronin e mori Bernard Arnault, shefi ekzekutiv i kompanisë mëmë të markës luksoze Louis Vuitton, LVMH, dhe familja e tij. Sipas tij, ata llogariten të kenë një pasuri personale prej 185.4 miliardë dollarësh.
Shefi i ri i Twitter-it, që ka mbajtur vendin e parë në listën e Forbes për më të pasurit në botë që nga shtatori 2021, ka një pasuri neto prej 185.3 miliardë dollarësh.
KOHA JONË SONDAZH

