FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan, replika me kryeministrin irakian: Mbaj vendin tënd!

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan është shprehur në mënyrë të ashpër ndaj kryeministrit irakian, Haidar al-Abadi, duke i treguar të mbante vendin e tij, pas kritikave kundër pranisë ushtarake turke në Irak.

“Ai më ofendoi personalisht. Më tha se nuk jeni në nivelin tim”, u shpreh Erdogan gjatë një interviste në Stamboll transmetuar në televizion. “Nuk ka aspak rëndësi nëse ti bërtet që nga Iraku. Ne do të vijojmë të ndërmarrim hapat që besojmë si të nevojshëm”, shtoi ai.

“Për më tepër kush është kryeministri irakian ?”, pohoi lideri turk me ironi duke i thënë Abadit  ”të mbante vendin e tij”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Irakut po hyjnë në një fazë me tensione të larta me afrimin e një ofensive të gjerë të forcave irakiane të ndihmuara nga koalicioni i kryesuar nga Uashingtoni për zmbrapsjen e xhihadistëve të grupit të Shtetit Islamik nga Mosuli, bastioni i tyre në Irak.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?