FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erdogan: “Turqia se shpejti do te kthehet ne nje qender te tregtise së energjise”

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan ka mbajtur sot një fjalim në Kongresin e 23-të Botëror të Energjisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalimin e tij Erdoğan ka thënë se gazin të cilin momentalisht e marrin nga Rusia përmes Ballkanit, duan ta marrin direkt përmes Detit të Zi.

”Puna për finalizimin e startimit të projektit ‘Rrjedha Turke’ i cili do të mundësojë të marrim gazin drejt për drejt nga Rusia është duke vazhduar. Nga ana tjetër kërkimet për burime të reja në jug të Mesdheut janë duke vazhduar. Kërkimet e fundit kanë treguar që rruga më e sigurt dhe më e mirë ekonomike për këtë gaz është Turqia. Jemi duke punuar dhe investuar për kthimin e Turqisë në një qendër të energjisë dhe tregtisë së saj. Në fund të këtij viti dhe gjatë vitit 2017 do të hidhen hapa shumë të rëndësishëm. Në këtë mënyrë do të hedhim edhe një hap tjetër për të qenë të sigurt në fushën e energjisë për rajonin dhe shtete fqinje” tha Presidenti Erdoğan në fjalën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?