Eshtrat në oborrin e Ahmetit, dyshohet për 60 të vrarë në 1913
Varrezat të cilat u gjetën në oborrin e banesës së kreut të BDI, Ali Ahmeti sipas dëshmitarëve dyshohet se i përkasin rreth 60 banorëve të vrarë të Zajazit në vitin 1913.
Ish-Kryetari i komunës së Zajazit Musli Musliu tha se ekipet hetuese kanë filluar procedurën hetimore bashkë me prokurorin dhe së shpejti pritet të dalin me të dhëna konkrete.
“Në këtë vend sipas informacioneve vendore dhe historianëve vendor dhe atyre ndërkombëtar, këtu mendohet të ketë dhjetë deri në gjashtëdhjetë njerëz të cilët janë të ekzekutuar. Janë të këtij vendi të këtij rrethi, pra Zajaz Xhuma”, theksoi Musli Musliu ish kryetar i komunës së Zajazit, shkruan Alsat.
Sipas të dhënave paraprake besohet se tek eshtrat e zbuluar është vërejtur edhe djegie e trupave të cilat pasi janë vrarë janë hedhur në pus.
“Këtu shohim një krim të paparë për njerëzimin. Shohim eshtra që janë nxjerrë nga pusi, eshtra që paraprakisht janë djegur. Por për hir të hetimeve dhe organeve kompetente për hetim ne nuk do themi asnjë fjalë për atë çka dimë”, u shpreh Musli Musliu ish kryetar i komunës së Zajazit.

KOHA JONË SONDAZH

