Europa në rrezik mbi sigurinë, frika e një gare të armëve del jashtë kontrollit
E kur Europa ndihet e kërcënuar nga tensionet e fundit dhënë nga superfuiqtë, mes tyre kërcënimet e Rusisë, ka shfaqur frikë në kontinent. E për këtë të fundit, vendet anëtare edhe të BE-së, kanë urdhëruar Rusinë që të zvogëlojë shpenzimet e saja ushtarake, pasi frika e një garë të armëve, mund të dalë jashtë kontrollit pas agresionit të Putinit në Krime, Ukrainën lindore dhe në Siri.
Perëndimi dhe Rusia janë në një krizë dialogu e ku janë përshkallëzuar kërcënimet në muajt e fundit pas mbështetjes të Putinit për tiranin sirian Bashar al-Asad dhe aneksimit në Krime.
Gjermania ajo e cila përmes Ministrit të Jashtëm Gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka përcjell alarmin se: “Siguria e Europës është në rrezik sa Rusia mund të jetë për momentin e frikshme dhe ne kemi nevojë për më shumë dialog”.
Steinmeier, kandidati socialdemokratët për President, për herë të parë foli për një marrëveshje për kontrollin e armëve me Rusinë, kjo për të shmangur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit. Ai gjithashtu ju bëri thirrje vendeve të tjera për të nënshkruar këtë marrëveshje. Ai shtoi: “Ne kemi një përgjegjësi për të mos lënë asnjë gur pa luajtur në përpjekjet tona për të rritur sigurinë dhe paqen”.
Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s kanë pohuar se marrëveshja mund të jetë parë si shurdhuese mbi luftën e Rusisë me Perëndimin e cila mund të përkeqësojë marrëdhëniet me Kremlinin. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë janë të gatshëm që të premtojë mbështetjen e tyre për marrëveshjen, duke cituar mospërfilljen e Rusisë. 16 vendet të cilët i përkasin Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, janë të vendosura për të nxjerrë një deklaratë gjatë një takimi në Hamburg.
Gjermania është në krye kundër brutalitetit Rus, së bashku me Francën, Italinë, Austrinë, Belgjikën, Zvicrën, Republikën Çeke, Spanjën, Finlandën, Holandën, Norvegjinë, Rumaninë, Suedinë, Sllovakinë, Bullgarinë dhe Portugalinë. Të enjten, Putin deklaroi se “Rusia nuk ka kufij”, kur u pyet në lidhje me gjeografinë në televizion rus. Shakaja e tij, shkaktoi një acarim të udhëheqësve të huaj, duke ngjallur frikë se Putin mund të kërkojë për të zgjeruar kufijtë dhe të konsumojnë shtetet fqinje dhe sjelljen e tyre në fushën e tij.
Bashkimi Europian është gati për tu shkundur nga një cunam, ku vendet populiste nga Britania deri në vendet baltike, po sjellin një dobësim të funksionmimit të BE-së, kanë paralajmëruar ekspertët e BE-së.
Analistët thanë se tërmeti politik do vijë nga kriza financiare që u shndërrua nga një valë e pandalshme anti-BE, si pabarazia ekonomike dhe pakënaqësitë me Brukselin.
VoteWatch një website i pavarur, që analizon gjendjen e bllokut, tha nëse nuk ndërmerren masa radikale, Europa do të “vazhdojë copëzimin e saj në një spirale në rënie që çon në shpërbërjen e saj”. Paralajmërimi i tmerrshëm vjen në mes të një rritje në mbështetje të partive populiste në të gjithë kontinentin, e cila kërcënon të gllabërojë ngritjen e monedhës euro dhe fundin e projektit BE.
Përshtati: Redjon Shtylla
KOHA JONË SONDAZH

