FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

EUROPOL: Mund të ketë sulme terroriste në Europë

Drejtori i Zyrës së Policisë Europiane, (EUROPOL), Rob Wainwright, ka paralajmëruar për sulme të reja të mundshme të ngjashme me ato të Parisit dhe Brukselit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një interpelancë në komisionin e Schengen-it në Dhomën e Ulët të Parlamentit italian, kreu i EUROPOL-it, Wainwright, ka rikujtuar se institucioni që ai drejton ka paralajmëruar janarin e kaluar për sulme të reja të mundshme në Europë.

“E dinim që DAESH-i kishte formuar celula për të organizuar sulme terroriste në Europë. Por edhe pse ne e dinim për fat të keq ndodhën sulmet në Bruksel”, ka pohuar Wainwright.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke tërhequr vëmendjen se dy terroristët të cilët organizuan sulmet në Paris ishin refugjatë të ardhur, Wainwright u shpreh: “Shqetësimi ynë kryesorë është ardhja me identitet të rremë të terroristëve drejt BE-së. Dhe në këtë gjendje jemi duke e ndjekur nga afër. Synimi ynë kryesorë është identifikimi i këtyre celulave dhe rrjeteve.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?