FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Evropa do bashkohet me Afrikën? Ja plani për “super-kontinentin”

Në pikat e tyre më të afërta, Afrika edhe Europa janë vetëm 14 kilometra larg, por prapë deti Mesdhe pengon kontinentet që të bashkohen.

Por në vitin 1928, një arkitekt gjerman ka propozuar një plan të quajtur Atlantropa, i cili sugjeron zbrazjen e Detit Mesdhe dhe krijimin e “superkontinentit Eurafrikan”.

Por ndërsa deri tani ideja mund të dukej shumë e çuditshme, ajo tashmë është konsideruar seriozisht nga krerët e shteteve, madje edhe në Kombet e Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atëherë, Herman Sorgel ka shpresuar se ky plan kolosal do të ishte zgjidhja e krizës së emigrantëve në Europë gjatë Luftës së Parë Botërore dhe të sjellë paqe në botë. Kjo ide është sugjeruar në vitin 1928 nprej tij, i cili pa pushim e ka promovuar atë deri në vdekjen e tij në vitin 1952.

Swiss Digital Mobile Reklama

Superkontinenti i tij do të krijohej duke ndërtuar diga gjigante rreth ngushticës së Gjibraltarit, Dardaneleve dhe në mes të Sicilisë e Tunizisë. Ai besonte se kjo do të shndërronte Detin Mesdhe në dy basene, njëri në pjesën perëndimore rreth 100 metra ndërsa tjetri në pjesën lindore 200 metra. Kjo do të sillte 660,200 kilometra tokë të re, që i bie më e madhe se Franca.

E ndërsa ky plan deri tani dukej shumë qesharak, ai po merret shumë seriozisht nga arkitektët, inxhinierët, politikanët dhe gazetarët.

“Ajo se çfarë e bënte Atlantropan aq atraktiv ishte vizioni për të sjellë paqe në botë, jo nga politika e diplomacia por nga një zgjedhje e thjeshtë teknologjike”, thotë Dr Vidal.

Duke rikujtuar se deti Mesdhe i cili i ndan dy kontinentet është formuar rreth 5.3 milionë vite më parë nga një përmbytje kolosale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?