Evropa në krizë të thellë ekonomike

Spanja ka hyrë në recesionin më të thellë në kohërat moderne shkaku i pandemisë së koronavirusit.

Ekonomia e shtetit iberik është tkurrur për 18.5 për qind në periudhën prill-qershor, ndërsa në tre muajt e parë veçse kishte rënë deri në 5.2 për qind, transmeton KOHA.

Shteti spanjoll ishte më i dobëti në eurozonë, pasi GDP-ja e saj ka rënë në shifër rekorde prej 12.1 për qind. Nga koronavirusi është goditur keq edhe ekonomia e Francës. GDP-ja e saj ka rënë për 13.8 për qind në fillim të pjesës së dytë të vitit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Agjencia e statistikave në Francë, ka deklaruar se pika më e ulët ishte në prill ndërsa këndellja ekonomike filloi në muajt maj dhe qershor kur filloi lehtësimi i masave. Sipas kësaj agjencie, aktiviteti ekonomik ende është nën nivelin e normales. Italia, një prej shteteve të para evropiane që u godit rëndë nga pandemia, ka regjistruar rënie të ngjashme të ekonomisë. Sipas statistikave ekonomia italiane është tkurrur për 12.4 për qind. Mirëpo rënia ishte pak më lehtë se që pritej.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëpër BE, tkurrja ekonomike ishte 11.9 për qind. Agjencia zyrtare Eurostat, ka njoftuar se rëniet janë më të mëdhatë që prej fillimit të matjeve në vitin 1995.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?