FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Familja e diktatorit Kim Jong Un jeton në Europë

Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un, e ka zhvendosur familjen e tij nga Koreja drejt një shteti në Europë. Ka qenë aktivisti koreano-verior Joo il-Kim, i cili e ka dhënë si lajm gjatë një intervistë për britaniken ‘Daily Star’.

Ai është shprehur se gruaja dhe dy fëmijët e Kim Jong jetojnë në një shtet të Europës dhe po thurrin plane për të rrëzuar regjimin komunist të Koresë së Veriut.

Pasi ekzekutoi xhaxhain e tij, diktatori Kim Jong ka dërguar në një kamp përqëndrimi njerkën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktivisti që jeton në Londër nuk ka dhënë detaje të tjera rreth vendndodhjes së familjes së diktatorit. Ai lufton për një demokraci në Korenë e Veriut.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne duam një mjedis ku njerëzit të jetojnë pa shqetësime dhe të drejtat e tyre të jenë të garantuara. Por, ka një problem. Ne duhet të ndryshojmë dy gjëra. Së pari duhet të ndryshojmë qeverinë dhe së dyti popullin koreano-verior”, thotë ai duke shpjeguar se njerëzve u është bërë propagandë nga qeveria diktatoriale dhe e kanë të vështirë të mendojnë për një botë të hapur dhe marrëdhënie me shtete të tjera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?