FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Familja Trump nxjerr vajzën në ankand, ja sa duhet paguar për Ivankën

Vëmendja e botës mbi presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, shtohet edhe më shumë edhe për pjesëtarët e famijes së tij. Eric Trump, djali i Trump, ka nisur një fushatë të re për mbledhjen e fondeve të  cilat do shkojnë për spitalin e fëmijëve St.Jude.

Sipas mediave amerikane, fushata konsiston në një ankand të hapur ku objekti për të cilin do luhen shuma parash është një kafe me motrën e tij, Ivanka Trump.

E kështu që ofertat e para nisin nga 50 mijë dollarë dhe fituesi i ankandit do ketë mundësinë të kalojë 30-45 minuta me vajzën e Donald.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai do monitorohet nga shërbimi sekret dhe do ketë mundësinë të bëjë fotografi me të. Megjithatë, ndalohet në mënyrë kategorike një autograf i çfarëdolloji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Takimi do të mbahet në Washington ose New York dhe do jetë pjesë e axhendës së saj për vitin 2017.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?