Familjarët e refugjatëve që u larguan drejt Turqisë në 1922, rrëfejnë historitë e tyre

Greqia ishte pika hyrëse kryesore për qindra mijëra emigrantë në pikun e krizës së refugjatëve rreth 5 vite më parë. Rreth 100 vjet më parë, vetë Greqia ishte në qendër të një tjetër lëvizje masive. Në fund të luftës Greko-Turke në 1922, Greqia priti rreth 1.2 grekë të Anadollit që u detyruan të largohen nga Turqia. Ata ndërtuan një identitet të bazuar në origjinën e tyre, e cila u kalua brez pas brezi e që vijon edhe sot. Pothuajse 100 vjet kanë kaluar nga ajo të cilën grekët e quajnë ”katastrofa e madhe”, shumë pasardhës të grekëve që u larguan nga Azia e Vogël, emri tjetër për Anadollin, vazhdojnë të mblidhen në shoqata.

Këto shoqata mbajnë ceremoni të ndryshme me këngë e valle dhe leksione të gjuhës turke. Përçarjet e kohëve të fundit midis Greqisë dhe Turqisë në ujërat e Mesdheut lindor kanë sjellë kujtime të dhimbshme për shumë grekë të Anadollit. ”Historia nuk është si një film ku mund të identifikosh lehtësisht personazhet e mira apo të këqija”, thotë Giannis Koutoulias, presidenti i Shoqatës së Kulturës së Azisë së Vogël.

Traktatit i Luzanës shënoi një marrëveshje midis Greqisë dhe Turqisë e cila i jepte lejen vendeve të dëbonin cilindo qytetar që nuk ishte i mikpritur në vendin e tyre. Greqia, e cila asokohe kishte një popullsi prej afro 5 milionë banorësh, mori rreth 1 milion turq, ndërsa Republika e Turqisë tërhoqi rreth 356 mijë turq që jetonin në Greqi. ”Duhet të shmangim banalizimin e historisë së identitetit grek. Për vite me radhë kemi mbledhur dëshmitë e refugjatëve dhe pasardhësve të tyre si dhe kemi organizuar udhëtime drejt Azisë së Vogël”, thotë Koutoulias.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në një prej këtyre udhëtimeve, një gruaje që po vizitonte shtëpinë e gjyshit të saj, e cila kishte mbetur e paprekur, iu dorëzua çelësi i shtëpisë prej pronarit aktual turk”, tha Koutoulias. Georgios Archontakis, presidenti i Unionit të Smirneasve, tha për Euronews që “duhet të shmangim banalizimin e historisë së identitetit grek, vetëm sepse mendojnë se do e bënte më të lehtë për të trajtuar të tashmen”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Prindërit e Archontakis i kanë shpjeguar atij për vështirësitë që kanë hasur në mërgim. ”Babai u largua nga Izmiri në moshën 9-vjeçare teksa qyteti po digjej. Babai dhe vëllezërit e tij nuk ia dolën të hypnin në anije dhe u vranë”, tha ai për Euronews. Mamaja e tij u largua nga Izmiri kur ishte vetëm 9-muajshe. ”Për sa kohë ishte gjallë dhe në punë, ajo kurrë nuk u ndal së foluri dhe së treguari studentëve të saj për tokën nga e cila e detyrua të largohej”, thotë Archontakis. /Euronews albania/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?