FED ul përsëri interesat – Politikëbërësit të ndarë. Trump: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Rezerva Federale në SHBA uli përsëri normën e interesit me 25 pikë bazë, duke përmendur rreziqe dhe pasiguri nga lufta tregtare dhe ngadalësimi ekonomik botëror.

Lëvizja vjen pas uljes së interesave në Korrik, që ishte hera e parë në 1 dekadë. Komisioni Federal i Tregut të Hapur lajmëroi uljen e interesave në një segment prej 1.75-2%, pas përfundimit të takimit 2-ditorë të politikave monetare.

Pavarësisht tregut të fortë të punës dhe rritjes së shpenzimeve konsumatore, investimet e bizneseve dhe eksportet janë ngadalësuar, sipas bankës qendrore. Inflacioni ndodhet gjithashtu poshtë nivelit objektiv të institucionit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre nga dhjetë anëtarët e komisionit të politikave monetare votuan kundër uljes së interesave me 0.25%, duke vënë në dukje ndasitë e politikëbërësve. Presidenti Donald Trump kritikoi përsëri bankën qendrore menjëherë pas vendimit, duke shkruajtur në Twitter se “Jerome Powell dhe Rezerva Federale dështuan përsëri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Pa guxim, pa kuptim, pa vizion. Një komunikues i tmerrshëm”, shkroi presidenti pasi priste një ulje më të madhe të interesave. Në kundërpërgjigje të komenteve të Trump, Powell rikonfirmoi nevojën për pavarësinë e bankës qendrore. Shtatë nga 17 zyrtarët e Rezervës Federale presin një ulje tjetër të interesave këtë vit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?