Fëmijët në “xhungël”, Franca: Londra të mbajë premtimin
Rreziku që i kanoset fëmijë që jetojnë në xhunglën famkeqe Calais, ka detyruar autoritet Franceze që të kërkojnë më shumë mbajtje premtimesh nga ana e Londrës. Duhet theksuar se vendi ka dhënë dakordësinë për të marrë fëmijët emigrantë.
Thirrja ka ardhur nga lëvizja e Francës, e cila shton presionin pas akuzave të Kryqit të Kuq, se britanikët po e zvarrisin këtë çështje. Në një deklaratë, Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve ka nënvizuar se ka në plan t’ia parashtrojë çështjen homologes angleze Amber Rudd, në një takim që do të ketë me të në Londër.
“Në Calais (Kalè) ka me qindra minorenë të izoluar, të afërmit e të cilëve ndodhen në Britani. I kërkoj solemnisht këtij vendi të respektojë detyrimet e tij morale lidhur me këta të mitur”, tha Bernard Cazeneuve, ministër i Brendshëm në Francë.
Në xhunglën e Calais (Kalèsë) ka gati 1.000 të mitur të pashoqëruar, 178 prej të cilëve i kanë familjarët në Mbretërinë e Bashkuar, diçka që sipas Kruqit të Kuq duhet t’u japë automatikisht të drejtën të kërkojnë azil në këtë vend.
KOHA JONË SONDAZH

