Fillon dhe spastrimi i kampit “Stalingrad” të emigrantëve në Paris
Pas Xhunglës së Kalais, autoritetet franceze kanë filluar pastrimin e një kampi të improvizuar emigrantësh që strehonte më shumë se 3.000 njerëz në Paris.
Disa qindra njerëz ishin vendosur në afërsi të stacionit të metrosë “Stalingrad”. Ata janë duke u dërguar në qendrat e pritjes në rajonin e Parisit , njoftoi agjencia e lajmeve AFP.
Operacioni vijoi pas evakuimit të rreth 7000 personave nga kampi i Xhunglës në Kalais një javë më parë.
Një zëdhënëse e prefekturës Parisit tha se operacioni ishte duke ecur mirë.
“Emigrantët, shumica e të cilëve vijnë nga vendet e shkatërruara nga lufta, si Afganistani dhe Siria, do të jenë në gjendje për të bërë kërkesa për azil,” tha ajo.
Rreth 600 forca policie po marrin pjesë në evakuimin e kampit “Stalingrad”. /Ora News/
Foto: EPA/ETIENNE LAURENT
Foto: EPA/ETIENNE LAURENT
Foto: EPA/ETIENNE LAURENT

KOHA JONË SONDAZH

