“Film aksion” në Kenia, policët e armatosur shmangin grabitjen e bankës
Skena të denja për një film janë regjistruar këtë të martë në Kenia, ku Policia arriti të shmangte grabitjen e një banke ne qytetin Kisumu, në perëndim të vendit.
Efektivët e policisë shkëmbyen zjarr me grabitësit për disa orë, tha një zyrtar i qeverisë për Reuters. Në pamjet e siguruara nga Reuters, policët shihen teksa ngjiten në ballkone dhe futen në dritaret e godinës me armë në duar për të kapur grabitësit, ndërsa jashtë bankës turma të mëdha njerëzish u mblodhën për të parë atë që po ndodhte.
“Kemi gjetur një këmishë që beosjmë se i përket një prej personave që kemi në komisariat. Nëse e gjejmë, do të na japë më shumë detaje”, tha Mutindika për gazetarët.
KOHA JONË SONDAZH

