Firmoset dekreti i ri, në Itali bllokohen 16 milionë persona në 14 provinca

Nga sot rreth 16 milionë italianëve  nuk u lejohet lëvizja nga territoret e vendbanimeve të tyre, pasi përbëjnë rrezik për përhapjen e koronavirusit. Me një konferencë për mediat mbajtur rreth orës 2.30 duke u gdhirë mëngjesi i sotëm (8 mars 2020), kryeministri italian Giuseppe Conte informoi se ka firmosur një dekret të ri masash urgjente, të miratuar nga Këshilli i Ministrave  për të përballuar emergjencën e koronavirusit që ka përfshirë Italinë.

Nën konsultimin dhe të Komiteti Shkencor të ngritur pranë qeverisë, ky dekret hyn në fuqi menjëherë sot më datë 8 mars e deri më 3 prill 2020 e ndalon rreptësishtë hyrje daljen e banorëve në zonat më të prekura nga virusi  kryesisht në veri të Italisë.

Me qëllim ndaljen e limitimin e përhapjes së virusit COVID-19 në të gjithë territorin e Lombardisë dhe në territoret e 15 provincave Modena, Parma, Piacenza, Regio Emilia, Rimini, Pesaro, Urbino, Alessandria, Asti, Novara, Verbano-Cusio-Ossola, Vercelli, Padova, Treviso e Venezia ndalohet çdo lëvizje e personave fizikë në hyrje e në dalje të këtyre territoreve si dhe brenda vetë territoreve me përjashtim të lëvizjeve të motivuara për nevoja pune o shëndeti. Por lejohet hyrja e personave që kanë në këto zona banesat e rezidencat e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?