FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fjalimi i rrallë i Melanias: Trump do ta bëjë më të drejtë Amerikën

Në prezantimin e Melania Trumpit përpara njerëzve të mbledhur në tubimin elektoral në Filadelfia, Karen Pence, bashkëshortja e kandidatit republikan për zëvendëspresident Mike Pence, u tregua e përmbledhur dhe e drejtpërdrejtë.

“Unë e di që Amerika do ta dojë po aq shumë sa ç’e do ajo popullin amerikan”, tha ajo. E shoqja e manjatit, që kërkon çelësat e Shtëpisë së Bardhë si i nominuari i Partisë Republikane, premtoi të përmirësojë kulturën e medias sociale, nëse do të jetë Zonjë e Parë e vendit, sepse sipas saj është bërë tejet e ashpër dhe e ligë, sidomos me fëmijët e adoleshentët.

“Gjërat nuk janë asnjëherë mirë kur një vajzë apo një djalë 12-vjeçar përqeshet, tallet, sulmohet. Është e tmerrshme, kur ndodh në sheshin e tyre të lojërave. Është totalisht e papranueshme, kur bëhet nga dikush pa emër që fshihet pas internetit. Duhet të gjejmë një mënyrë më të mirë për të komunikuar me njëri-tjetrin”, tha Melania Trump.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dialogun dhe respektin për tjetrin, Melania premton ta ketë në fokus.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë vet jam emigrante dhe lejomëni t’iu them se, askush nuk i vlerëson më shumë se unë vlerat e lirisë e të mundësive të barabarta që të jep Amerika. Dashuria për këtë vend ishte ajo që ndava me Donaldin në momentin e takimit tonë. Ai e do Amerikën dhe e di sesi duhet vepruar drejt këtu, nuk merret thjesht me fjalë. Ai di si t’i shkundë gjërat”, tha Melania.

Nëe muajin shtator, gjatë debatit të tyre të parë televiziv, Hillary Clinton i përmendi Donald Trumpit komentet fyese ndaj Miss Universit 1996, Alicia Machado, të cilën e quante “Miss derrkucja”.

Përgjigjja e tij ishte një tjetër sulm: pretendimet e një videoje kompromentuese të Machados…që në fakt nuk ekziston. Për Melania Trump, ky ishte i pari fjalim i rëndësishëm që prej atij të mbajtur në konventën kombëtare të Partisë Republikane, për të cilin u akuzua se kishte kopjuar një fjalim të Michelle Obamës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?