Flet babai i gazetarit të arrestuar: E kanë detyruar me forcë të pranojë fajin

Babai i gazetarit disident Roman Protasevich, beson se i biri është detyruar me forcë të pranojë fajin në videon e postuar së fundmi. Ai shpreson në ndihmën e ndërkombëtarëve për lirimin e 26-vjeçarit.

“Mendoj se ai është detyruar. Nuk janë fjalët e tij, nuk është mënyra e tij e të folurit. Po ta shihni duket shumë nervoz. Ka gjasë që hunda t’i jetë thyer pasi duket sikur i ka ndryshuar forma dhe ka shumë pudër në fytyrën e tij. Djali im nuk mund të pranojë se ka nxitur trazira, pasi ai nuk e ka bërë diçka të tillë. Ky është një akt hakmarrjeje i Lukashenkos, është një çmenduri totale. Besojmë se BE-ja do të jetë në gjendje t’i bëjë presion qeverisë aktuale për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë”, deklaroi Dzmitry Protasevich, babai i të arrestuarit.

26-vjeçari gjendej në një fluturim nga Greqia drejt Lituanisë, i cili u devijua drejt Minskut, me pretendimin e një kërcënimi për bombë. Shtetet perëndimore akuzuan Bjellorusinë për pengmarrje të avionit të Ryanair. Në orët e vona të së hënës, gazetari u shfaq në një video, ku duket se është i detyruar të rrëfejë krimet për të cilat i akuzon regjimi bjellorus, ndërsa thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?