Foli i pari për virusin, Kina kërkon falje për mënyrën sesi trajtoi mjekun hero

Që në dhjetor të vitit 2019 kur askush nuk e kishte imagjinuar se bota do të ndryshonte ritmin e botës, mjeku Li Wenliang kishte vërejtur shtatë raste të një virusi që i kujtonte Sars-in në spitalin ku ai punonte. Ai ngrinte alarmin por autoritetet lokale e ndaluan.

Kur tashmë Covid-19 ka prekur pothuajse të gjithë botën, policia e Wuhan-it në Kinë ka kërkuar shumë falje për mënyrën sesi u trajtua mejeku Li Wenliang, i cilësuar tashmë si hero. Mjeku Wenliang ishte ndër të pakët mjekë që zbuluan se një virus i ri po infektonte njerëzit në masë dhe u ndëshkua sepse foli përpara se çështja të bëhej zyrtare.

Doktori 34-vjeçar u akuzua nga autoritetet se po përhapte informacione të rreme në internet dhe më pas ndërroi edhe vetë jetë si pasojë e Covid-19. Byroja e Sigurisë Publike të qytetit ka ka lëshuar një deklaratë me anë të së cilës sqaron se ka pasur ”zbatim të gabuar të ligjit dhe procedura të parregullta”. Ndjesa publike vjen pas përfundimeve të Komisionit Kombëtar të Mbikëqyrjes se “veprimi policor ndaj mjekut ishte i papërshtatshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?