Forcat izraelite vrasin kreun e Xhihadit, Hamasi: Gati të sulmojmë Tel Avivin

Forcat izraelite eleminuan kreun e Xhihadit Islamik në Gaza, Abu Harbeed, i konsideruar përgjegjës për njërin prej sulmeve të para të javës së përgjakshme që shënoi rindezjen e konfliktit në enklavën palestineze.

Harbeed u vra brenda ndërtesës ku jetonte në fshatin Beit Lahiya. Ai kishte marrë komandën e militantëve të këtij grupimi që vepron në veri të Rripit të Gazes, të cilët janë dhe ata që lëvizin më shumë në afërsi të kufirit e lëshojnë raketa drejt shtetit hebre.

Xhihadi është fraksioni palestinez më i lidhur me Iranin. ndjekësit e tij u hakmorën për vrasjen e Harbeed duke hedhur në jug të Izraelit mbi 200 raketa në 12 orë. Hamasi nga ana tjetër kërcënoi të rinisë sulmet mbi Tel Aviv nëse avionët izraelitë vazhdojnë bombardimet dhe shembjen e ndërtesave në Gaza. “Bombat izraelite po i shkundin godinat në territor si një tërmet”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?